Jugu bosh por Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik

Shqipëria pritet që të ketë këtë vit sezonin më të mirë turistik sa i përket turistëve të huaj, duke ia tejkaluar dhe vitit 2019 para pandemisë, që deri tani mbante rekordin.

Ashtu si dhe në maj, në qershor, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend është rritur ndjeshëm, duke bërë që për 6 mujorin, ardhjet e turistëve të rriten ndjeshëm në raport me 2019-n.

Sipas të dhënave të INSTAT, për periudhën janar-qershor, në vend kanë hyrë gjithsej 2.5 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërsa në raport me 6 mujorin e një viti më parë, rritja është 37.5%.

Vetëm në qershor, në vend kanë hyrë 876 mijë shtetas, me një rritje prej gati 40% në krahasim me muajin qershor të vitit 2019. Ndërsa në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë kanë hyrë 43% më shumë të huaj.

Shtetasin nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën më të lartë si në totalin e të huajve që hyjnë në vend, ashtu dhe për ndikimin në rritjen e hyrjeve. Sipas INSTAT, në qershor, në vend kanë hyrë gati 400 mijë shtetas nga Kosove, ose 45% e totalit, gati dy herë më shumë se e njëjta periudhë e 2019-s. Turistët nga Kosova zunë 45% të totalit në qershor.

Ndërsa për 6 mujorin, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 39% të totalit.

Për 6 mujorin e parë, vetëm hyrjet e shtetasve nga Greqia nuk e kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Pas Kosovës, rritjen më të lartë në numër e kanë shënuar shtetasit nga Italia, me 24%. Nga Anglia, kishte 34% më shumë hyrje,  nga Spanja me 18%, nga Gjermania me 24%.

Ndërsa hyrjet e polakëve u rritën me vetëm 1% në janar-qershor (gjithnjë në raport me 2019-n), por fluksi i tyre ka filluar në qershor, me rritje të hyrjeve me 9.5%.

Lëvizjet e shtetasve, sipas INSTAT 

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2022, janë 1.359.501. Ky tregues rezulton me një rritje 44,6%, krahasuar me Qershor 2021.

Në Qershor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 876.056. Ky numër është rritur me 45,0%, krahasuar me Qershor 2021.

“Gjatë gjashtëmujorit të parë 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë, ndërsa Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve 

INSTAT vlerëson se daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit qershor 2022, janë 1.262.925 duke shënuar një rritje me 44,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2022 janë 498.857. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 34,2%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2022, janë 764.068. Krahasuar me Qershor 2021, ky numër është rritur me 52,3%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022, është 2.519.533 duke u rritur 47,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikimin e INSTAT.

Kategoritë
LajmeRajoni