Jurgen Klopp flet për të ardhmen: Ende jam i etur për të punuar në futboll

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, dëshiron të vazhdojë në sportin e futbollit.

Kloppi u largua përfundimisht nga Liverpooli menjëherë pas përfundimit të sezonit 2023/24

Ish-trajneri i Liverpoolit thuhet se ka marrë një ofertë nga Kombëtarja e Anglisë, por Kloppi thotë se është ende i ri për t’u emëruar në stolin e ndonjë kombëtareje.

Kloppi preferon pushim para se të kthehet në stolin e ndonjë skuadre dhe këtë e konfirmon që do e bëjë pas gjashtë muajsh.

“Unë jam ende i etur, mund ta flasim për këtë pas disa muajsh. Unë jam i etur për të punuar në futboll dhe për t’i ndihmuar njerëzit me përvojën dhe kontaktet e mia. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Kloppi.

“Nuk u largova me dëshirë nga Liverpooli, ishte një vendim i përgjithshëm’ vazhdoi tutje 57- vjeçari në Kongresin e Trajnerëve të Shoqatës së Mësuesve Gjermanë të Futbollit në Wurzburg

Kategoritë
LajmeSport