Jusuf Thaçi thotë se Vetëvendosje e kapi UP-në siç kanë bërë gjithë partitë përpara

Analisti dhe eksperti i arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar pasi sot Këshilli Drejtues i UP-së ka shkarkuar, Naser Sahitin nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Thaçi ka thënë se Sahiti është shkarkuar nga si rezultat i unifikimi i grupeve të interesit të lidhur me pushtetin dhe grupet e interesit brenda Universitetit.

Ai ka thënë se shkarkimi i Sahitit për menaxhim s’mund të ketë ndodhur meqë Sahitit nuk i është dhënë vërejtje nga askush për punën e bërë.

Jusuf Thaçi thotë se e vërteta për shkarkimin e tij nga grupet e interesit të lidhura me politikën dhe ato brenda UP-së është e vërtetë e hidhur,

Ai tutje ka thënë se ky veprim për shkarkimin e Sahitit nuk do të mund të ndodhte pa anëtarët e Ministrisë së Arsimit që janë në kuadër të Këshillit Drejtues të UP-së.

“ Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: “Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!””, ka shkruar Thaçi.

Reagimi i plotë:

Çka na tregon shkarkimi i Rektorit të UP-së?

Këshilli Drejtues (KD) i Universitetit të Prishtinës (UP) përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve 5 të përzgjedhur nga Senati i UP-së dhe 4 të deleguar nga MASHTI.

Shkarkimi i Rektorit të UP-së me 8 vota pro, pra me kaq konsensus të lartë të KD-së, mund të tregojë vetëm njërën nga këto dy gjëra:

1. Rektori ka qenë skandaloz në menaxhim të UP-së dhe si rezultat i këtij keq-menaxhimi është rritur presioni publik për shkarkimin e tij, ose

2. Grupet e interesit të lidhura me pushtetin dhe grupet e interesit brenda UP-së janë unifikuar për të çuar përpara interesat e tyre në dëm të interesit, integritetit, autonomisë, stabilitetit dhe cilësisë së UP-së.

Meqë opsioni i parë nuk është i vërtetë, sepse nuk kemi parë skandale të rektorit dhe organizatat që e monitorojnë UP-në kanë konstatuar punën e mirë të tij, atëherë opsioni i dytë del të jetë i vërtetë. Sigurisht e vërtetë e hidhur!

Me këtë veprim të shkarkimit të rektorit, i cili nuk do të mund të ndodhte pa të deleguarit e MASHTI-t në KD të UP-së (pra nuk do të ndodhte pa miratimin e ministrisë/qeverisë), Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: “Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!”.

Pra, saktësisht e njëjta qasje ndaj UP-së që e kanë pasur të gjitha partitë tjera politike që kanë qeverisur në Kosovë që nga paslufta.

Bravo LVV!

Po me rektorin ç’patën!?

 

Kategoritë
LajmeVendi