Juventusi nis bisedimet me ”dhëndrrin e Kosovës”

Karim Adeyemi pritet të largohet nga Borusia Dortmund.

Raportohet se skuadra italiane, Juventus, dëshiron transferimin e “Dhëndrrit të Kosovës”

Sipas asaj që raporton Sky Sport, orët e fundit është zhvilluar një takim mes klubit të Juventusit, i përfaqësuar nga Giuntoli, dhe babait të futbollistit.

Po ashtu raportohet se bardhezinjët tashmë kanë bërë edhe propozim konkret për kushtet personale.

Qëllimi i Juventusit është të arrij marrëveshje personale, para se të nis negociatat me skuadrën gjermane

Kategoritë
LajmeSport