Juventusi niset për në Gjermani, merr me vete edhe një lojtar shqiptar

Skuadra e Juventusit është nisur për në Gjermani ku do të përgatitet për sezonin e ri 2024/25.

Në listën e trajnerit Thiago Motta është edhe një lojtar shqiptar, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Luis Hasa, i cili është 20-vjeçar dhe po synon të zë vend në ekipin e parë të “Zonjës së Vjetër”.

Hasa luan për Kombëtaren e Italisë në grupmoshat e reja. Ai do të jetë pjesë e Juventusit në Gjermani ku skuadra zhvillon një miqësore ndaj Nurnbergut më 26 korrik.

Kujtojmë që pas Gjermanisë, Juventusi niset për në Suedi aty ku takohet me skuadrat, si Brest dhe Atletico Madrid

Kategoritë
LajmeSport