Një muaj më parë, Gjykata e Arbitrazhit ka vendosur që skuadra e Juventusit ti paguaj 9.8 milion euro Cristiano Ronaldos, që ka të bëjë me pagat e prapambetura për sezonin 2020-21.
Por si duket drejtuesit e klubit bardhezi nuk janë të kënaqur nga ky vendim dhe nuk pranojnë të paguajnë asnjë cent për sulmuesin portugez, i cili tashmë është pjesë e skuadrës arabe, Al Nassr.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventusi ka vendosur zyrtarisht të sfidojë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, për rastin e Cristiano Ronaldos.
Ata do të punojnë ligjerishtë për të shmangur pagesën prej 9.8 milionë eurove.
Kujtojmë Gjykata urdhëroi Juventusin të paguajë shumën prej 9,774,166.66 euro , plus interesat dhe kostot procedurale, shumë kjo që është e barabartë me diferencën midis pagës së vërtetë të marrë nga Ronaldo dhe asaj që ai duhet të kishte marrë pas taksave dhe zbritjeve të tjera.