Në Stamboll ka filluar rikonstruksioni i madh i Aja Sofisë, e cila është pothuajse 1.500 vjeçare.
Sipas mediave turke, fokusi është në ruajtjen e kupolave historike nga rreziku i tërmeteve.
Gjithashtu thuhet se projekti do të përfshijë forcimin e kupolës kryesore dhe gjysmëkupolave të Aja Sofisë, zëvendësimin e plumbit të dëmtuar dhe përforcimin e kornizës metalike. Po ashtu, theksohet se faljet në xhami do të vazhdojnë pa ndërprerje.
“Prej tre vitesh po bëjmë përpjekje intensive për restaurimin e Aja Sofisë dhe strukturave përreth saj,” tha Dr. Mehmet Selim Okten, inxhinier ndërtimi, ligjërues në Universitetin Mimar Sinan dhe anëtar i këshillit shkencor që mbikëqyr renovimin, duke shtuar:
“Në fund të këtyre tre viteve, jemi përqendruar në sigurinë sizmike të Aja Sofisë, minareve, kupolës kryesore dhe harkëve kryesore, veçanërisht për shkak të tërmetit të pritur në Stamboll.”
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, njoftoi se me këtë projekt do të mbrohen si historia, ashtu edhe e ardhmja e Aja Sofisë.