Ka ndërruar jetë bodybuilderi i njohur “Mutanti” (36)

Bota e bodybuilding-ut ka humbur një nga anëtarët më të famshëm pasi ka ndërruar jetë bjellorusi Ilija Golem, i njohur më shumë si “Mutanti”, në moshën vetëm 36-vjeçare.

Shumë bodybuilderë të famshëm kanë ndërruar jetë kohët e fundit, dhe për fat të keq, Golem u bashkua me të mëdhenjtë si Matheus Pavlak, Cintia Goldani dhe Antonio Les Bras de Souza, të cilët humbën jetën brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Edhe pse nuk merrej me bodybuilding profesional, ai ishte një nga sportistët më të ndjekur dhe më aktiv në rrjetet sociale, duke përdorur të gjitha platformat. Arsyeja për këtë ishte marrja e madhe e kalorive në ditë.

Ilija Golem peshonte 165 kilogramë dhe kishte pranuar më parë se mënyra e tij e jetesës nuk ishte e shëndetshme dhe i këshillonte ndjekësit e tij të mos ndiqnin zakonet e tij të jetesës, që përfshinte një konsum ditor të kalorive prej mbi 16.000 kcal.

Edhe pse shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, një marrje e tillë kalorish ka pasoja fatale në organet si mëlçia. Informacionet jozyrtare thonë se bëhet fjalë për një infarkt në zemër.

Fotografitë dhe videot e tij në rrjetet sociale kishin një popullaritet të madh për shkak të pamjes së tij. Ai peshonte 165 kilogramë, ndërsa ishte i gjatë vetëm 1.85 metra. Profilët e tij në rrjetet sociale tani janë të mbushur me mesazhe të fundit dhe lamtumira nga më të afërmit.

Kategoritë
BotaLajme