Futbollisti amerikan Misael Sanchez (29) vdiq dje, 15 ditë pasi u rrah brutalisht në fushë.
Një futbollist nga Kalifornia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndërruar jetë tragjikisht nga lëndimet e marra në një përleshje që shpërtheu në lojë pas vendimit të diskutueshëm të arbitrit.
Sanchez ka qenë në koma për 15 ditë, ndërsa dje ka ndërruar jetë, gjë që u njoftua nga familjarët e tij. Më 10 korrik, policia u thirr për një incident në stadiumin Oxnard.
Aty kanë gjetur 29-vjeçarin Sanchez i cili ishte pa ndjenja, pas së cilës i është dhënë kujdes mjekësor. Ai u shtrua në spital derisa u shpall i vdekur, 15 ditë pas ngjarjes.
JUST IN: Misael Sanchez, 29, of Port Hueneme, California, died 15 days after a huge fight broke out during a game after two teams disagreed with a call made by the referee. pic.twitter.com/9H0Eb0zSCe
— BNN United States (@BNNUS) July 26, 2022
“Policët folën me dëshmitarët dhe zbuluan se kishte një përleshje mes dy ekipeve të futbollit të lartë. Përleshja filloi kur dy skuadrat nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit. Sanchez ishte në fushë duke luajtur futboll për njërën nga dy skuadrat kur shpërtheu sherri jashtë”, tha policia e Oxnard në një deklaratë.
Gjatë përleshjes, Sanchez u sulmua nga disa futbollistë rivalë. Ai është dërguar në Qendrën Mjekësore Ventura në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka arrestuar një person që ka marrë pjesë në këtë ngjarje. Kujtojmë se muajin e kaluar futbollistët rrahën në fushë në El Salvador arbitrin me përvojë Jose Arnaldo Amaya, i cili përfundimisht vdiq.