Trajneri legjendar i tenisit Robert Lansdorp ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare, raportojnë mediat amerikane.
Gjatë karrierës së tij, Lansdorp ka trajnuar katër tenistë dhe teniste që në një moment kanë qenë më të mirët në botë, përkatësisht Tracy Austin, Pete Sampras, Lindsay Davenport dhe Maria Sharapova.
Të parët tre tashmë janë futur në Shtëpinë Ndërkombëtare të Famës së Tenisit, ndërsa Sharapova pritet të pranohet vitin e ardhshëm.
Të paktën 20 lojtarë që ai ka trajnuar kanë qenë mes 50 më të mirëve në botë, dhe vetë Sampras ka deklaruar se Roberti e kishte mësuar gjithçka.
Një nga ushtrimet e tij më të famshme quhej “20”, ku nxënësi vraponte në gjithë fushën për të bërë 20 goditje të njëpasnjëshme në mënyrë të saktë. Nëse arrini te 19-ta dhe gaboni, atëherë duhet të filloni nga e para, dhe parimi bazë i metodës së Lansdorpit ishte disiplina e palodhur dhe përsëritja.
Sampras dhe të tjerët kanë folur shumë herë për aftësinë e tij të pabesueshme për të dërguar topa me shpejtësi, spin dhe pozicione të ndryshme, njëri pas tjetrit nga shporta e topave.