Publiku i futbollit anglez u trondit nga lajmi i vdekjes së George Cohen, mbrojtësit të djathtë legjendar që fitoi titullin kampion bote në vitin 1966.
Cohen ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka konfirmuar klubi i tij Fulham. Është klubi ku ai kaloi gjithë karrierën e tij dhe nga i cili nuk donte kurrë të largohej pavarësisht ofertave të shumta.
Interesant është fakti se ai ka lindur më pak se një milje larg nga Craven Cottage, stadiumi i Fulham ku kaloi gjithë karrierën e tij futbollistike.
Skuadra e futbollit të Anglisë fitoi vetëm një titull kampion bote dhe në atë ndeshje kundër Gjermanisë Perëndimore në vitin 1966, Cohen luajti si titullar në mbrojtje të djathtë.
Everyone at Fulham Football Club is deeply saddened to learn of the passing of one of our greatest ever players – and gentlemen – George Cohen MBE.
— Fulham Football Club (@FulhamFC) December 23, 2022
Ai luajti 37 ndeshje për kombëtaren e Anglisë. Vdekja e tij tronditi të gjithë në futbollin anglez dhe legjendari Geoff Hurst, heroi i Anglisë që shënoi një hat-trick në finalen e Kupës së Botës, i tha gjithashtu lamtumirën Cohen.
Hurst tha se ishte i pikëlluar nga largimi i mikut dhe shokut të tij të madh.