Çdo marrëveshje paqeje për Ukrainën e negociuar pas shpinës së ukrainasve dhe evropianëve është e destinuar të dështojë, paralajmëroi nga Brukseli kreu i diplomacisë evropiane, Kaja Kallas.
“Asnjë marrëveshje pas shpine nuk do të funksionojë, çdo marrëveshje do të ketë nevojë edhe për pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Evropës”, tha ajo gjatë mbërritjes së saj në takimin ministror të NATO-s.
“Çdo zgjidhje e nxituar është një marrëveshje e ndyrë si ajo që kemi parë tashmë, për shembull në Minsk”, deklaroi Kaja Kallas, duke iu referuar marrëveshjeve të Minskut dhjetë vjet më parë për një armëpushim në Ukrainë, të cilat u shkelën shumë herë deri në pushtimin rus në shkurt 2022.
Kjo “strategji e zbutjes”, e cila i referohet asaj që ndodhi me Çekosllovakinë, “nuk funksionon”, tha Kallas, duke denoncuar lëshimet e bëra ndaj Moskës para fillimit të bisedimeve.
“Unë mendoj, e dini, se nëse duam të bëjmë krahasime, paralelja që mund të bëjmë është me 1938,” tha ajo, duke iu referuar Paktit të Mynihut të fuqive perëndimore me Hitlerin.“Pse nuk u japim atyre atë që duan para se të fillojnë negociatat?”