Kaliniq tregon gjendjen financiare të Hajduk Splitit: S’kishin të holla për t’i paguar pagat për dy muaj!

Legjenda e futbollit kroat, Nikola Kaliniq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit sportiv te skuadra e Hajduk Splitit.

Kaliniq dha dorëheqje dhe përmes një interviste tregoi edhe arsyen.

Sipas ish-sulmuesit, klubi me histori në Kroaci s’kishte para për t’i paguar pagat e lojtarëve.

“Kur kërkova të bëja përforcime, më thanë se nuk kishin para as për t’i paguar pagat e lojtarëve për dy muaj”, u shpreh Kaliniq

Kujtojmë se trajner i Hajduk i Splitit është legjenda e futbollit italian, Gennaro Gattuso.

Kurse në ekip tashmë është bashkuar edhe futbollisti i njohur kroat, Ivan Rakitiq.

Hajduk Spliti gjatë merkatos së verës bëri një shitje të futbollistit kosovar, Emir Sahiti për 2 milionë euro.

Kategoritë
Sport