“Kallashnikov” rrit prodhimin e armëve të lehta me 40 për qind

Në një deklaratë me shkrim nga kompania e industrisë ruse të Mbrojtjes “Kallashnikov” thuhet se kompania ka rritur prodhimin e armëve të lehta për shkak të kërkesës për eksport.

Kompania e industrisë ruse të mbrojtjes “Kallashnikov” njoftoi se këtë vit ka rritur 40 për qind prodhimin e armëve të lehta.

Në një deklaratë me shkrim nga “Kallashnikov” thuhet se kompania ka rritur prodhimin e armëve të lehta për shkak të kërkesës për eksport.

“Kompania këtë vit ka rritur me 40 për qind prodhimin e armëve të lehta”, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se që nga shtatori në shitjen e armëve të lehta është tejkaluar shifra e shitjeve totale të vitit të kaluar.

Presidenti i kompanisë “Kallashnikov”, Alan Lushnikov ka thënë se përparësia e kompanisë është të sigurojë në kohë dhe në mënyrë cilësore produktet e saj ushtarake për Ministrinë ruse të Mbrojtjes.

Kategoritë
BotaLajme