Kallashnikovi rriti prodhimin e armëve me 20 për qind

Kompania ruse e industrisë së mbrojtjes Kallashnikov rriti prodhimin e armëve me 20 për qind në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kompania ruse e industrisë së mbrojtjes Kallashnikov rriti prodhimin e armëve me 20 për qind në dy muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Kallashnikovi thuhet se kompania ka rritur prodhimin e armëve këtë vit, ashtu si vitin e kaluar.

Në deklaratë, ku përfshihej informacioni se prodhimi i armëve të kompanisë u rrit me 20 për qind në dy muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet se Kallashnikovi rriti ndjeshëm prodhimin e produkteve civile dhe të armëve.

Në deklaratën e kompanisë më 10 janar thuhej se në vitin 2022 është realizuar prodhimi më i lartë i armëve në 20 vitet e fundit.

Në lajmin e agjencisë ruse të lajmeve RIA Novosti në nëntor 2022 u tha se Kallashnikovi ishte caktuar si koordinator i furnizimit me pajisje ushtarake për ushtrinë ruse.

Kategoritë
BotaLajme