Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova.
Ai në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova potencoi se ka biseduar me trajnerin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.
”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, u shpreh Zhegrova.
Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.