Kamala Harris ndau një fotografi nga fëmijëria me nënën e saj: Guximi si frymëzim

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, ndau një fotografi nga fëmijëria me nënën e saj, Shyamala Gopalan Harris, duke theksuar se “guximi dhe vendosmëria” e nënës ishin frymëzim për sukseset e saj në jetë.

Në një postim në rrjetin social X, Harris shkroi: “Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan Harris, erdhi e vetme nga India në Shtetet e Bashkuara në moshën 19-vjeçare. Guximi dhe vendosmëria e saj më bënë personin që jam sot.”

Dr. Shyamala Gopalan, një emigrante indiane që arriti në Amerikë si një grua e re, ndërtoi një karrierë të suksesshme si hulumtuese e kancerit të gjirit dhe ia kushtoi jetën rritjes së dy vajzave, Kamalës dhe Mayas. Rruga e saj ishte e mbushur jo vetëm me suksese profesionale, por edhe me sfida të shumta që përjetoi si emigrante në Amerikën e viteve 1960. Vendosmëria dhe qëndrueshmëria e saj vendosën themelet për karrierën e Harrisit dhe për vlerat që ajo bart sot në luftën e saj politike.

Kategoritë
BotaLajme