Kamera më e madhe në botë do të zbulojë misteret e universit

Është gati të përfundojë ndërtimi i kamerës dixhitale më të madhe në botë. Kamera gjigante do të përdoret për të zbuluar misteret e universit.

Hulumtuesit në Laboratorin Kombëtar të Përshpejtuesit SLAC pothuajse kanë përfunduar kamerën Legacy Survey of Space and Time (LSST), kamera dixhitale më e madhe në botë e ndërtuar ndonjëherë për astronomi.

Kamera dixhitale më e madhe në botë po zhvillohet për të parë qiellin e natës me më shumë detaje se kurrë më parë.

Kjo kamerë e madhe, e cila peshon rreth 3 tonë, do të ofrojë një rezolucion fotografie prej 3200 megapikselë.

Pasi të përfundojë, kamera do të transportohet në Observatorin Vera C. Rubin në Kili, ku do të vendoset në teleskopin Simonyi Survey.

Astronomët do të jenë në gjendje të kapin ndryshimet në shkëlqimin e 37 miliardë yjeve në fushën e shikimit të kamerës, si dhe paqëndrueshmëri të tjera periodike që më parë ishin të pamundura për t’u vëzhguar.

Shkencëtarët shpresojnë se kjo do të sjellë një kuptim të ri për disa nga misteret më të mëdha të universit, siç është natyra e materies së errët.

Kamera gjigante, ndërtimi i së cilës pothuajse ka përfunduar, pritet të transportohet në observatorin në Kili në maj 2023 me një aeroplan mallrash të përshtatur posaçërisht Boeing 747.

Kategoritë
BotaLajme