Kamerat në autobus kanë regjistruar momentin dramatik të rënies në liqenin turk (Video)

Kamerat e vëzhgimit në një autobus në Turqinë lindore kapën momentin dramatik që shoferi humbi kontrollin e mjetit, i cili u ul në një liqen.

Vetëm për fat të plotë nuk ka pasur viktima dhe nuk është rrezikuar asnjë nga pasagjerët, ndërsa tre janë plagosur.

Aksidenti ka ndodhur kur shoferi i autobusit po tentonte të hipte në traget.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në portin e trageteve Atabey në Turqinë lindore. Sipas mediave lokale, banorët e zonës kanë ardhur menjëherë në ndihmë, kanë thyer xhamat e automjetit dhe kanë nxjerrë disa pasagjerë të tmerruar.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës dhe ka kryer operacionin për shpëtimin e dhjetë pasagjerëve. Një video e kësaj ngjarje dramatike është publikuar në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme