Kamionin që BE ua dha donacion, serbët e shfrytëzojnë për barrikadë në Veri

Policia e Kosovës sot ka arrestuar në Jarinje ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiç. Me të marrë lajmin për ndalimin e tij, serbët lokalë në mënyrë të organizuar kanë filluar grumbullimet në Zveçan e Leposaviq.

Ndërkohë në orët e para të pasdites kanë filluar edhe vendosjen e barrikadave dhe bllokimin e rrugëve që çojnë në pikë kalimet kufitare, Jarinje dhe Bërnjak.

Ajo që bie në sy në këto barrikada është edhe shfrytëzimi i kamionëve të dhuruar nga Bashkimi Evropian për bllokimin e rrugëve në Veri të vendit.

BE ka vite që ka në dorë ndërmjetësimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Edhe përkundër gjithë viteve negociata, s’ka një marrëveshje finale mes dy shteteve.

Kategoritë
LajmeRajoniVendi