Kampioni ukrainas vdiq në fushën e betejës, për të po përgatitet një nderim special

Agresioni rus kundër Ukrainës, i cili po vazhdon prej gati një viti, ka marrë shumë jetë njerëzish, ndër të cilët është edhe sportisti Andrej Dimitrijev.

Lajmin tragjik e ka bërë të ditur shoqata ukrainase “Strongmen”, anëtar i së cilës ishte Dimitrijev.

“I vrarë në mbrojtje të atdheut. Kampion i shumëfishtë i Ukrainës, gjigant i sporteve të Strongman, president i Federatës së të Fortësve të Ukrainës. Andrej gjithmonë i buzëqeshur dhe i sinqertë. Familja jonë e fortë pësoi një humbje të pariparueshme. Andrei u vra pranë Bahmutit. Do të të kujtojmë miku im! Një flamur do të ngrihet në nderin tuaj në konkurs. Ngushëllojmë dhe vajtojmë me të dashurit dhe familjet. Faleminderit, prehu në paqe engjëll. Lavdi heroit”, thuhet në mesazhin e aleancës.

Bahmut, qyteti pranë të cilit u vra Andrej, ndodhet 89 kilometra larg qytetit të Donetsk.

Nuk dihet se kur ka vdekur Dimitrijev dhe të gjitha kontaktet me të janë ndërprerë më 31 dhjetor, transmeton Nova.rs.

Kategoritë
BotaLajme