Kancelari gjerman shpreson në humbjen e Trump-it në zgjedhjet e vitit 2024

Scholz u bëri thirrje votuesve amerikanë që përsëri të refuzojnë “demagogjinë” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka shprehur shpresën se Donald Trump do të humbasë përpjekjen e tij për të rifituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Duke folur për kanalin televiziv ‘n-tv’ në margjinat e samitit G20 në Bali të Indonezisë, kancelari Scholz tha se fakti që Trump dëshiron të kandidojë përsëri nuk është mbresëlënës.

Scholz u bëri thirrje votuesve amerikanë që përsëri të refuzojnë “demagogjinë” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kancelari gjerman vlerësoi presidentin aktual Joe Biden, duke theksuar se ai është “shumë i aftë” dhe një politikanë “shumë i zgjuar dhe me shumë përvojë që merret me çështjet e zhvillimeve botërore”, si dhe një promovues i lidhjeve transatlantike.

I pyetur nëse njoftimi i Trump-it se ai do të kandidojë sërish luajti një rol në samitin G20, Scholz tha se “ndoshta lajmi më i mirë është, ‘aspak’”.

Normalisht është e pazakontë që liderët botërorë të shprehin mbështetjen e tyre në garat e huaja presidenciale, madje edhe në fazat e hershme, por Berlini dhe shumica e gjermanëve u lehtësuan kur Biden-i mposhti Trump-in në nëntor të vitit 2022.

Marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe SHBA-së shkuan në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave nën drejtimin e ish-presidentit Trump, i cili shpesh herë synonte Gjermaninë dhe kancelaren e atëhershme, Angela Merkel, për inate të veçanta.

Trump e mbante Gjermaninë në një konsideratë veçanërisht të ulët, duke kritikuar tepricat e saj tregtare. Në samitin e parë të tij të NATO-s, ai tha se “gjermanët janë shumë, shumë të këqij” dhe dënoi nivelet e saj të shpenzimeve të mbrojtjes, madje duke sugjeruar se Berlini u “detyrohet shuma të mëdha parash” aleancës ushtarake perëndimore dhe Amerikës.

Trump, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër, në mënyrë agresive përbuzi metabolizmin personal të ish-kancelares Merkel, duke e quajtur atë “budallaqe”.

Kategoritë
BotaLajme