Kancelari gjerman telefonon Putinin: I thashë të mos gabojë e të përdorë armë kimike në Ukrainë

Në një bisedë të drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin që të mos përdorë armë biologjike ose kimike në Ukrainë

Pretendimet e Rusisë se Ukraina po përdor armë të tilla ose se Shtetet e Bashkuara duan t’i përdorin ato “duken si një kërcënim i nënkuptuar që vetë Putini po e shqyrton përdorimin e armëve të tilla”, citon gazeta gjermane të ketë thënë Scholz.

Scholz doli kundër edhe sanksioneve të mëtejme, duke thënë se sanksionet ndaj gazit rus do ta çojnë Europën në recesion.

Kategoritë
LajmeVendi