Kaos në Bayern: Shtatë lojtarë bojkotuan Nagelsmann, kompensim i madh për trajnerin e ri

Bayern Munich shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi me Thomas Tuchel dhe duket se një marrëdhënie e keqe me disa lojtarë çoi në shkarkimin e specialistit të ri 35-vjeçar.

Përkatësisht, siç raporton Bild, shtatë futbollistë e kanë bojkotuar Nagelsmann dhe janë bërë të ditur edhe emrat e tyre.

Manuel Neuer, Sven Ulreich, Serge Gnabry, Leroy Sane, Jamal Musiala, Joao Cancelo dhe Sadio Mane avokuan për shkarkimin e tij, ndërsa Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka ishin mbështetësit më të mëdhenj të Nagelsmann në dhomën e zhveshjes.

Nagelsmann ishte duke bërë ski në Zillertal të Austrisë, duke u kënaqur me të dashurën e tij 30-vjeçare Lena Wurzenberger, kur mësoi për shkarkimin.
Sipas Bild, Bayern do të duhet të paguajë rreth 70 milionë euro dëmshpërblim për Nagelsmann për shkarkimin e tij.

Së bashku me Nagelsmann, u shkarkuan edhe ndihmës trajnerët Dino Toppmöller, Benjamin Glück dhe Xaver Zembrod dhe trajneri i ri Tuchel nënshkroi një kontratë deri më 30 qershor 2025.

Nagelsmann mbërriti në pankinën e Bayernit nga Leipzig në vitin 2021, dhe ndonëse pritej të ishte një projekt afatgjatë i skuadrës nga Mynihu, pas vetëm një sezoni e gjysmë, bashkëpunimi u ndërpre dhe tani ai do të kërkojë një klub të ri.

Trajneri i ri e filloi karrierën e tij si trajner në vitin 2016 në Hoffenheim në moshën vetëm 28-vjeçare, ndërsa që nga viti 2019 është në pankinën e Leipzig.

Kategoritë
Sport