Kaos në Greqi: Tifozët e AEK-ut sulmuan tifozët e Hapoelit dhe i vunë flakën flamurit të Izraelit

Ndeshja e djeshme e play-offit të Ligës së Kampionëve të basketbollit ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Hapoel Jerusalemit të Izraelit u shënua nga incidente të mëdha në tribunat e prodhuara nga tifozët vendas.

Ngjarja ka ndodhur pasi tifozët vendas kanë nisur të qëllojnë mbi tifozët e ftuar, rreth të 50-tave.

Mbështetësit e flaktë të AEK-ut nuk u ndalën me kaq, pasi më pas sulmuan lojtarët dhe stafin stërvitor të mysafirëve dhe mbi të gjitha i vunë flakën flamurit izraelit.

Ndryshe, tifozët e AEK-ut shquhen për mbështetjen vetëmohuese për popullin palestinez në të kaluarën, si dhe për qëndrimet antifashiste të këtij grupi tifozësh.
Mes tyre mund të shiheshin flamujt e Hezbollahut, formacioni libanez pro-palestinez.

Takimi u mbyll me fitoren e AEK-ut, i cili festoi me rezultat 94:78, duke barazuar në këtë seri 1:1. Skuadra që arrin dy fitore shkon më tej.

Ndeshja e dytë është planifikuar për gjashtë ditë në Jerusalem.

Kategoritë
Sport