Kaos në Novi Pazar: Qytetarët përleshen për sheqer

Mungesa e produkteve bazë ka qenë një dukuri e shpeshtë në Serbi gjatë muajve të fundit. Mirëpo, gjendja është përkeqësuar nga vjedhjet e dyqaneve, siç ndodhi këto ditë në Novi Pazar.

Siç shihet edhe në video qytetarët po rrëmbejnë sheqerin. Sipas raportimeve në rrjetet sociale, kaosi është filmuar në Novi Pazar, shkruan Nova.rs.

“Më jep një pako, për hir të Zotit. Më jep një pako”, dëgjohet një grua në video.

Si përkujtim, mungesa e sheqerit në raftet e dyqaneve anembanë Serbisë vazhdon prej javësh.

Në shumë dyqane janë bërë lutjet që qytetarët të blejnë jo më shumë se pesë kilogramë sheqer në një blerje.

Kategoritë
LajmeRajoni