Kaos në plazhin e famshëm: Banorët rrahin “peshkaqenin” me shkop dhe leckë?

Në rrjetet sociale është publikuar një video rrëqethëse nga një resort pushimi në Turqi. Në fillim u mendua se ishte një peshkaqen, por zyrtarët shpejt konfirmuan se ishte një “peshk detar i padëmshëm”.

Vetëm pak ditë pasi dy gra u vranë nga një sulm peshkaqen në Egjipt, në rrjetet sociale u publikua një video tmerruese nga një resort në Turqi. Gjegjësisht, në të shfaqen turistët duke goditur “peshkaqenin” me shkop dhe leckë, siç u raportua fillimisht nga disa media, ndërsa ai tenton të largohet me not në drejtim të plazhit.

Videoja është realizuar në bregun e Marmaris, një resort i famshëm mesdhetar në jugperëndim të Turqisë, shkruan Mondo.

Menjëherë erdhi një përgënjeshtrim nga zyrtarët të cilët thanë se bëhej fjalë për një peshk deti mesdhetar. “Sipas ekspertëve, është një kafshë e padëmshme”, shtuan ata.

Kategoritë
BotaLajme