Kaos në Serbi: Studentët bllokuan RTS-në, kordoni i policisë depërtoi dhe i rrahu me shufra gome

Studentët e mbledhur në iniciativën “Studentët në bllokadë” bllokuan ndërtesën e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) dhe deklaruan se bllokada do të zgjasë 22 orë.

Në rrjetet sociale, ata njoftuan se kanë mbyllur të gjitha hyrjet në ndërtesën e shërbimit publik, por se do t’u lejohet punonjësve të dalin. Ata theksuan se “askush nuk hyn në ndërtesë derisa RTS të çlirohet”.

Studentët i bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen dhe të mbështesin bllokadën, si dhe të lënë donacione në fakultetet përreth – Fakultetet Teknike, Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë (TMF), Fakulteti i Makinerisë, Fakulteti i Drejtësisë dhe BAPUSS.

Bllokada shkaktoi gjithashtu probleme në trafik – në rrugën Takovska u pezullua qarkullimi, ndërsa të mbledhurit brohorisnin sloganet e protestës.

Situata eskaloi kur forcat e policisë mbërritën përpara RTS-së. Rreth orës 23:26, një kordoni policie depërtoi mes studentëve dhe hyri në ndërtesën e shërbimit publik. Më parë, forcat policore ishin vërejtur në rrugën Aberdareva, ndërsa në Takovska kaluan automjetet e Xhandarmërisë.

Sipas mediave serbe, policia përdori forcë dhe i rrahu studentët me shufra gome.

 

Kategoritë
LajmeRajoni