Kaos në UFC në Abu Dhabi: Çeçeni Chimaev luftoi me Nurmagomedov jashtë oktagonit (Video)

Luftëtari suedez Hamzat Chimayev dhe dagestani Abubakar Nurmagomedov shkaktuan kaos në eventin e mbrëmshëm të UFC 280 në Abu Dhabi pasi u përleshën jashtë tetëkëndëshit, por për fat të mirë, një incident i madh u shmang shpejt.

Chimayev lindi 28 vjet më parë në qytetin Beno-Yurt në Çeçeni, dhe në moshën 18-vjeçare u transferua në Suedi dhe shpejt u bë një yll i madh MMA. Ai aktualisht është në një seri fitoresh prej 12 ndeshjesh dhe shihet nga shumë njerëz si një kampion i ardhshëm i UFC-së.

Chimayev, përndryshe një mik i madh i bashkëpunëtorit të ngushtë të Putinit dhe liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, sipas videos që vjen nga Abu Dhabi, ka qenë i pari që ka sulmuar Nurmagomedov, ndonëse ky i fundit e provokoi i pari pasi i “shpëriti” shpatullën.

Pasi dyshja e lartpërmendur kanë biseduar në fillim “qetë” me krahë shtrirë në përshëndetje, megjithatë mes tyre ka ndodhur një konflikt dhe pritet që sot të dihet shkaku i saktë i konfliktit.

Sido që të jetë, të gjitha mediat botërore raportuan menjëherë informacionin për konfliktin e mbrëmshëm, i cili me siguri do të ndikojë në popullaritetin e të dy luftëtarëve.

Kategoritë
Sport