Një kapelë që i përkiste Napoleon Bonapartit kur ai sundoi Perandorinë Franceze në shekullin e 19-të u shit për 1.9 milionë euro në një ankand në Paris, raportoi BBC.
Kapela e zezë e kastorit vlerësohej fillimisht mes 600,000 dhe 800,000 eurosh.
Personi që bleu kapelën nuk u shfaq publikisht. Ndërsa, historianët thonë se kapela ishte pjesë e markës së Napoleonit dhe mbajtja e saj anash e bënte atë të dallueshëm në betejë.
Gjatë viteve ai zotëronte rreth 120 kapele të këtij modeli, por mendohet se kanë mbetur vetëm 20, shumë prej të cilave janë në koleksione private.