Kapet kreu i grupit kriminal në Bosnje (Video)

Policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të RS-së arrestuan sot në Banja Luka, Dejan Rovçanin, kreun e një bande kriminale për të cilin ishte lëshuar një urdhër ndërkombëtar i Interpolit.

Rovçanin është shtetas malazez për të cilin Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa vepra penale.

Ai akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale”, “Prodhimi dhe shpërndarja pa leje e narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Rovčanin u caktua ndryshe si drejtuesi i një grupi kriminal që merrej me kontrabandën ndërkombëtare të kokainës dhe heroinës.

Ai do të dërgohet në ambientet e Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës ku në përputhje me ligjin do të zhvillohet procedura penale.

Kujtojmë se Rovçanin po gjykohet në Mal të Zi për kontrabandë kokaine në anijen “Jadran”.

Në aktakuzën e prokurorit special thuhet se Vladimir M. Raçiq i cili është në arrati, Dejan D. Rovçanin po ashtu në arrati, Dushko V. Radenoviq, Radomir R. Osmajiq dhe Vojin M. Stupar. duke kontrabanduar rreth 60 kilogramë kokainë.Portali malazez Vijesti.me

Kategoritë
LajmeRajoni