Kapet super mashtruesi me monedhat virtuale, Faruk Fatih Özer. U arratis nga Turqia me miliona dollarë

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme e Türkiye-s.

Ministria e Brendshme e Türkiye-s, njoftoi se themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kërkohet me buletin të kuq, është kapur në Shqipëri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ministria turke, thuhet se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës dhe se identiteti i tij është konfirmuar nga rezultatet biometrike.

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e vendit më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.

Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.

Kategoritë
LajmeRajoni