Sulmuesi francez, Karim Benzema, duket se do të largohet nga Arabia Saudite pas vetëm një viti.
Benzema, ka kontratë me Al-Ittihadin edhe për dy vjet, por ai nuk është i lumtur në Lindjen e Mesme pasi ka pasur probleme me klubin dhe trajnerin, shkruan Indeksonline
Gjiganti turk Fenerbahce po tenton ta bindë francezin për t’u rikthyer në Europë dhe për këtë ka nisur kontaktet e para me menaxherin e tij.
Ky transferim i mundshëm varet nga rezultati i zgjedhjeve të klubit, me bordin e Ali Koçit që është çelësi për të siguruar nënshkrimin e Benzemas.
Megjithatë skuadra turke nuk dëshiron që të paguaj më shumë se 15 milionë euro për transferimin e tij nga Al Ittihad dhe mbetet të shihet nëse klubi arab do ta lejoj largimin e francezit.