Kartoni i verdhë i Xhakës nën hetim për trukime ndeshjesh: Mbi 60 mijë euro baste të luajtura

Kartoni i verdhë i diskutueshëm i Granit Xhakës gjatë minutave të fundit të fitores 4-1 të Arsenalit ndaj Leeds United është duke u hetuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Angli.

Kjo është për shkak se baste të dyshimta me aksione të larta u vendosën për ndëshkimin e tij.

Mesfushori i “Topçinjve” kreu disa herë trukun tipik të vonesës përpara se të ekzekutonte një goditje dënimi me qëllim që të shteronte durimin e gjyqtarit dhe të fitonte një karton të verdhë.

Siç zbulohet nga “Daily Mail”, veprimi i mesfushorit të Arsenalit “po hetohet në një komplot të dyshuar kriminal që përfshin mafien shqiptare dhe një ish-futbollist profesionist i cili është dënuar për trukim ndeshjesh”.

Rezulton se baste me vlerë mbi 60 mijë euro janë vënë për kartoin e mesfushorit të Arsenalit në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.

Historia thuhet se u ndez nga një hetim ndaj ish-futbollistit suedez-shqiptar Alban Jusufi, i cili u dënua në Suedi për përpjekjen për t’i paguar një portieri 182,000 paund për ta lënë atë të fitonte.

Xhaka është një lojtar që ka shkaktuar vazhdimisht polemika gjatë kohës së tij në Arsenal, por vetëm për marrjen e vazhdueshme të kartonave dhe jo për ndonjë gjë kriminale.

Nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare nga Arsenali në lidhje me hetimin dhe nëse roli i lojtarit në skuadër për këtë sezon do të rrezikohet ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.

Kategoritë
Sport