“Katar 2022”: Polonia shënon fitore ndaj Arabisë Saudite

Shënues të dy golave ​​për Poloninë ndaj Arabisë Saudite ishin Piotr Zielinski në minutën e 39-të dhe Robert Lewandowski në minutën e 82-të

Kombëtarja e Polonisë në futboll sot ka mposhtur me rezultatin 2:0 Arabinë Saudite në xhiron e dytë të Grupit “C” të Kupës së Botës “Katar 2022”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pjesën e parë të ndeshjes e cila u zhvillua në stadiumin “Education City” në Al Rayyan, kombëtarja e Arabisë Saudite ishte shumë më dominuese. Mohamed Kanno gjuajti nga zona jashtë penalltisë në minutën e 13-të, por portieri polak Wojciech Szczesny arriti të mbronte.

Arabia Saudite kontrolloi lojën në një pjesë të madhe të pjesës së parë dhe këtë e tregon posedimi më i madh i topit, por edhe nga fakti se tre lojtarë të Polonisë u ndëshkuan me karton të verdhë në vetëm katër minuta lojë.

Arabia Saudite pësoi golin në minutën e 39-të të ndeshjes. Në aksionin e parë konkret të polakëve, Robert Lewandowski priti topin në zonën e rreptësisë, ia ktheu Piotr Zielinskit, i cili shënoi për 1:0.

Në minutën e 44-të, sauditët patën një shans për të barazuar rezultatin, pasi arbitri, pas asistimit nga dhoma e VAR-it, akordoi penallti për kontaktin me Saleh al-Shehri në zonën e penalltisë polake. Salem al-Dawsari gjuajti nga pika e bardhë, por portieri Szczesny e mbrojti.

Presioni i polakëve dha rezultat në pjesën e dytë. Një gabim i futbollistëve të Arabisë Saudite në minutën e 82-të, bëri që Lewandowski të mbetet i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetën e Arabisë Saudite për 2:0, që ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Pas ndeshjes së parë të golit të dytë në Grupin “C” Polonia është e para me katër pikë, e dyta Arabia Saudite me një pikë më pak, e treta Meksika me një dhe e fundit Argjentina pa pikë.

Në Grupin “C” sonte zhvillohet ndeshja mes Meksikës dhe Argjentinës.

Kategoritë
LajmeSport