FIFA konfirmoi në faqen e saj zyrtare të premten se shitja apo konsumimi i pijeve alkoolike nuk do të lejohet në stadiume gjatë Kupës së Botës në Katar, por New York Times, e cila raportoi fillimisht për të, zbuloi detaje shtesë dhe mjaft tronditëse.,
Ndonëse FIFA fillimisht arriti t’u sigurojë tifozëve pijen e tyre të preferuar brenda stadiumit, tashmë autoritetet e Katarit e kanë parandaluar këtë, pasi në atë vend është i ndaluar konsumimi i alkoolit. Vendimi ka ardhur vetëm dy ditë para fillimit të kampionatit.
Megjithatë, gazetari i New York Times, Tariq Panja, zbuloi se në stadiume do të ketë ende alkool, por për VIP-at.
FIFA also thanked Budweiser for its owner ABInbev for its understanding and continuous support. Bud’s response speaks for itself pic.twitter.com/5guvjnrC0Z
— tariq panja (@tariqpanja) November 18, 2022
“Ka një grup që do të mund të konsumojë alkool në stadiumet e Kupës së Botës. Mysafirët specialë të FIFA-s. Alkooli do të mbetet pjesë e paketave të tyre”, njoftoi Panja në Twitter.Në të njëjtën kohë, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, akuzoi Perëndimin për hipokrizi, duke shpjeguar vendimin për ndalimin e alkoolit.
“Nëse nuk mund të pish birrë për tre orë, mendoj se mund të mbijetosh. Ka shumë vende që ndalojnë alkoolin në stadiume, si Franca, por për shkak se ky është një vend mysliman, është një problem”, tha Infantino, por pyetja është kush në këtë rast hipokrit pasi mësoi se të ftuarit VIP do të mund të konsumojnë alkool.
Kjo do të jetë Kupa e Botës e parë që do të mbahet në botën arabe dhe e dyta që do të mbahet tërësisht në Azi pas Kupës së Botës 2002 në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Njëkohësisht ky do të jetë turneu i fundit në të cilin do të marrin pjesë 32 përzgjedhje, pasi në kampionatin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada do të luajnë 48 kombëtare.