Katari në ndihmë të Turqisë, dërgon 10 mijë shtëpi të lëvizshme nga Kupa e Botës për të prekurit e tërmetit

Katari do të dërgojë 10 mijë kontenierë nga Kupa e Botës 2022 për të siguruar strehim për të mbijetuarit e tëmeteve në Turqi.

Vendi i Gjirit tha se kishte planifikuar gjithmonë të dhuronte shtëpitë e lëvizshme. Ato ishin të nevojshme për të ndihmuar në strehimin e disa prej 1.4 milionë tifozëve që zbritë në Katar gjatë turneut më të madh të futbollit.

Një grup fillestar prej 350 kontinierësh u dërguan të dielën, ndërsa të tjerat priten të dërgohen ditët në vijim. Dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan rëndë, duke shumë persona jashtë në mot të lagësht dhe të ftohtë.

Katari dhe vendet e tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar shpëtimatër dhe ndihmë në Turqi.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë premtuar 100 milionë dollarë dhe Arabia Saudite ka dërguar tetë avionë të ngarkuar me furnizime në Turqi dhe Siri.

Kategoritë
BotaLajme