Katari: Në vend mund të hyjnë edhe ata që nuk kanë bileta për ndeshjet e Botërorit

“Veçoria e re e vendosur për kartën ‘Hayya’ njeh mundësinë e hyrjes në Katar për tifozët nga çdo vend i botës pa patur nevojë të blihet biletë për ndeshjet”, thuhet në deklaratë.

Katari njoftoi se do të lejohet hyrja e tifozëve në vend pa detyrimin për të blerë biletë për ndeshjet e Kupës së Botës 2022.

Në një deklaratë me shkrim nga Komiteti i Lartë për Projektin dhe Trashëgiminë Kulturore të Katarit, jepet informacion për veçorinë e re të praktikës së kartës “Hayya” në cilësinë e lejes së hyrjes në vend për tifozët që vijnë në Katar për Kupën e Botës.

“Veçoria e re e vendosur për kartën ‘Hayya’ njeh mundësinë e hyrjes në Katar për tifozët nga çdo vend i botës pa patur nevojë të blihet biletë për ndeshjet dhe që ata të shijojnë atmosferën e Botërorit”, thuhet në deklaratë.

Tifozët mund të hyjnë në vend duke caktuar vendin e qëndrimit dhe duke paguar tarifën e hyrjes prej 500 rijal të Katarit, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se vazhdon kushti për aplikimin e kartës “Hayya” të nevojshme për hyrjen në vend.

Të përjashtuar nga pagesa e tarifës së hyrjes janë ata që posedojnë biletë për ndeshjen dhe fëmijët nën 12-vjeç.

Para këtij njoftimi (2 dhjetor) për Kupën e Botës, për hyrjet në Katar krahas aplikimit të kartës “Hayya” ishte e detyrueshme edhe blerja e biletës për ndeshjen.

Praktika e kartës “Hayya” e cila ka cilësinë e vizës hyrëse për në Katar gjatë Kupës së Botës është ndër kushtet e hyrjes në stadiume përveç biletës së hyrjes. Poseduesit e kartës “Hayya” mund të përdorin pa pagesë mjetet e transportit publik në vend si dhe mund të marrin pjesë në aktivitetet e Festivalit FIFA në Doha.

Kategoritë
Sport