Juventusi po kërkon alternativa për Jean-Clair Todibo i cili u prezantua sot te West Ham, ku Znja e Vjetër dhe ka identifikuar katër opsione të mundshme për të forcuar mbrojtjen e tyre.
Bianconerët shpresonin të rrëmbenin qendërmbrojtësin francez nga Nice këtë muaj, por nuk arritën të bien dakord për kushtet me skuadrën e Ligue 1, e cila kishte pranuar një ofertë nga West Ham.
Pas javësh pritjeje, durimi i lojtarit më në fund u këput dhe ai pranoi një lëvizje në Angli te West Ham.
Juventusi tani duhet të gjejë një tjetër mbrojtës për të forcuar mbrojtjen e Thiago Mottas këtë verë. Ndërkohë, ata po punojnë për të përfunduar një marrëveshje për Nico Gonzalez të Fiorentinës dhe Teun Koopmeiners të Atalantës.
Corriere dello Sport detajon se si Juventusi ka identifikuar katër opsione alternative pas vendimit të Todibo për t’u transferuar në West Ham, duke filluar me Josip Sutalon e Ajaxit, i cili mund të sillet përmes një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Daniele Ruganin.Opsione të tjera për Bianconerët përfshijnë Jakub Kiwior i Arsenalit, Maxence Lacroix i Wolfsburgut dhe Clement Lenglet i Barcelonës