“Katër anije turke të shpimit aktualisht në detyrë në të njëjtën kohë”

Anijet e sondimit Fatih, Yavuz dhe Kanuni janë në misione në Detin e Zi, ndërsa Abdulhamid Han gjendet në Mesdhe, tha Korporata Turke e Naftës.

Katër anije turke të sondimit janë aktualisht “në detyrë në të njëjtën kohë”, tha sot Korporata Turke e Naftës (TPAO), transmeton Anadolu Agency (AA).

Anijet e sondimit Fatih, Yavuz dhe Kanuni janë në misione në Detin e Zi, ndërsa Abdulhamid Han gjendet në Mesdhe, tha TPAO në Twitter.

“Fatih filloi operacionet e shpimit në pusin Turkali-11. Yavuz vazhdon testet mbi rrjedhën e gazit në pusin Turkali-12. Kanuni filloi operacionin e para-kompletimit në pusin Turkali-10”, tha TPAO.

“Abdulhamid Han vazhdon shpimin në pusin Taşucu-1 në Mesdhe. Aktivitetet tona në detet tona vazhdojnë me shpejtësi të plotë”, njoftohet më tej.

Kategoritë
BotaLajme