Katër gola i shënoi veç dje, Michy Batshuayi po shkëlqen me fanellën e Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces arriti fitore të thellë në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Adanaspor me rezultatin 6:0.

Sulmuesi i Kombëtares së Belgjikës, Michy Batshuayi dhuroi spektakël në këtë takim duke shënuar katër gola.

Michy ishte i jashtëzakonshëm duke treguar potencialin e tij në këtë ndeshje dhe fitore të thellë të Fenerbahces.

30-vjeçari këtë sezon me fanellën e verdhë realizoi tetë gola në 14 paraqitje dhe bëri një asist.

Kategoritë
Sport