Luftëtari gjeorgjian i MMA-së, Merab Dvalishvili, është bërë kampioni i ri i UFC-së në kategorinë bantam, dhe historia e tij e jetës pas mbërritjes në SHBA nuk ka qenë aspak e lehtë.
Merab mbërriti në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe duhej të punonte në ndërtim për të mbijetuar.
“Kam punuar shumë për 12 vjet për këtë, respektoj Dana White-in dhe do të jetë ashtu siç thotë ai. Ai ma ka ndryshuar jetën, më ka gjetur dhe më ka sjellë në UFC. Shikoni tani, jam kampion, po jetoj ëndrrën time dhe po inspiroj njerëz anembanë botës, por ende jam një njeri i zakonshëm që punon në ndërtim,” tha Dvalishvili dhe shtoi:
“Pyeta veten nëse ia vlente, veçanërisht kur punoja në borë ose në diell, por kam stërvitur shumë fort. Jeta ishte e vështirë deri në vitin 2019 ose 2020, kam pasur shumë sfida dhe mendoja se luftimi nuk ishte për mua.”
Në fillim të karrierës në UFC pësoi humbje, por tani ka arritur një bilanc prej 18 fitoreve dhe katër humbjeve, dhe ka një seri prej 11 fitoreve radhazi.
“Fillova të fitoj gjithnjë e më shumë ndeshje dhe po fitoja më shumë para. Dhashë dorëheqjen, iu përkushtova sportit dhe u shpërngula në Las Vegas. Arrita të fitoj shtetësinë dhe tani jam një njeri i lumtur.”
Ndryshe, gjeorgjiani me vendim unanim të gjyqtarëve mposhti Sean O’Malley-n dhe fitoi titullin në kategorinë bantam.