Skuadra e KB Bashkimit ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të play-offit gjysmëfinal ndaj KB Pejës.
Në “Sezai Surroi”, skuadra e Bashkimit shënoi fitore 81:61.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Green me 18 pikë, një kërcim dhe tri asiste.
Kurse te skuadra mysafire më i miri në fushë ishte Morsell me 13 pikë, gjashtë kërcime.
Ndeshja e dytë zhvillohet javën e ardhshme në Pejë.