Skuadra e KB Pejës e ka mbyllur vitin 2024 me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Shqiponjat” fituan me rezultatin 73:63 ndaj Bashkimit në ndeshjen e zhvilluar në Palestren “Sezai Surroi” në Prizren, shkruan Indeksonline
Basketbollisti më i mirë në fushë për Pejën ishte Arti Hajdari, i cili realizoi 19 pikë dhe bëri katër kërcime.
Kurse te Bashkimi më i miri në fushë ishte Mack Smith, me 26 pikë, pesë kërcime dhe tri asiste../Indeksonline/