KB Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra kosovare, KB Trepça është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Trepça u mposht nga Nymburku me rezultatin 84:78.

Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Hunter i klubit kosovar, që shënoi 28 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe një asist.

Kurse te skuadra fituese më i miri në fushë ishte Bishop me 15 pikë, nëntë kërcime dhe një asist.

Kujtojmë se Trepça e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Keravnos, por tani eliminohet nga UEFA Champions, faza para-kualifikuese.

Kategoritë
Sport