Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të mërgimtarëve që kanë votuar në Ambasadën e Kosovës në Washington dhe Konsullatën e Kosovës në New York.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në Washington kanë votuar vetëm 54 mërgimtarë. Nga këto vota, 30 janë për Lëvizjen Vetëvendosje, 18 për Partinë Demokratike të Kosovës dhe gjashtë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Partitë tjera nuk kanë asnjë votë, shkruan Reporteri.net.
Lëvizja Vetëvendosje prin me vota edhe në Konsullatën në Neë York, ku ka marrë 421 vota apo 85.05 përqind të votave. VV pasohet nga LDK’ja me 36 vota apo 7.27 përqind dhe PDK’ja e AAK’ja me nga 15 vota apo 3.03 përqind.
Koalicioni për Familjen atje ka marrë pesë vota apo 1.01 përqind.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar deri tani rezultatet nga numërimi i 44.19 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.
Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)e cila ka marrë 7.21 për qind të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind./Reporteri.net