KE ngre padi kundër Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Komisioni Evropian ngriti padi kundër Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për shkelje të lirisë së shtypit dhe diskriminimit seksual

Komisioni Evropian (KE) ngriti padi kundër Hungarisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për shkelje të lirisë së shtypit dhe diskriminimit seksual, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga KE-ja thuhet se mos dhënia e licencës ndaj medias hungareze, Klubradio, u soll në gjykatë me arsyetimin se “ka shkelur ligjet e BE-së duke zbatuar kushte joproporcionale dhe jotransparente”.

Në deklaratë thuhet se një opinion i arsyetuar i ishte dërguar Hungarisë më 2 dhjetor 2021, por vendi nuk i adresoi shqetësimet e potencuara nga Komisioni.

“KE vendosi të referojë Hungarinë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për ligjin e saj që diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe identitetit gjinor. KE konsideron se ligji shkel rregullat e tregut të brendshëm, të drejtat themelore të individëve dhe vlerat e BE-së”, thuhet më tej.

Në deklaratë theksohet se ky aplikim nga KE-ja është hapi i radhës në procedurën e nisur më 15 korrik 2021 me një shkresë zyrtare kundër Hungarisë. Më tej thuhet se autoritetet hungareze nuk iu përgjigjën në mënyrë adekuate shqetësimeve të KE-së dhe nuk ka marrë asnjë angazhim për të korrigjuar mospërputhjen.

Hungaria është kritikuar një kohë të gjatë nga BE-ja me arsyetimin se është në rënie të parimeve të tilla si demokracia dhe sundimi i ligjit.

Kategoritë
BotaLajme