KEDS: Erërat e forta shkaktuan prishje të shumta

Pasditen e sotme ka pasur erëra të forta të cilat kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.

KEDS njofton se ekipet janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve.
Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsunatorë,

Për shkak të kushteve atmosferike që po mbizotërojnë në vendin tonë, erërat e forta kanë shkaktuar një sërë prishjesh në Ferizaj, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë e Gjilan.

Ekipet tona janë të mobilizuara në secilin lokalitet dhe po punojnë vazhdimisht deri në sanimin e plotë të prishjeve.

Për çdo problem të shfaqur në rrjet ju lutem kontaktoni numrin zyrtar pa pagesë, 0800 791 00 ose kanalet tjera të komunikimit.

Ne jemi në gatishmëri të plotë, që intervenimet të kryhen në kohë sa më të shkurtër.

Ju faleminderit në mirëkuptimin tuaj!

Kategoritë
LajmeVendi