KEK-u nis shitjen e qymyr për qytetarë dhe biznese

Korporata Energjetike e Kosovës sh. a. (KEK) ka bërë të ditur se nga java e ardhshme, më 20.10.2022, do të fillojë procesin e shitjes së qymyrit për qytetarë dhe biznese.

Për këtë qëllim, KEK ka ndarë një sasi prej rreth 150,000 tonë qymyr në minierën e Sibovcit (Obliqi). Ndërsa gjithë procesi  shitjes së qymyrit është planifikuar te kryhet brenda 60 ditëve kalendarike.

KEK bën të ditur se sasia për qytetar është e limituar, në një kamion prej 10 tonë, ndërsa 15 euro do të kushtojë një ton qymyr me TVSh, pa përfshirë koston e ngarkimit dhe transportit.

“Procesi i ngarkimit dhe transportit do të kryhet nga një Operator Ekonomik (OE) i përzgjedhur nga KEK dhe nuk mund të kalojë koston e ngarkimit prej 30 € për kamion dhe shumën prej 2.40 € për km për transport”-thuhet në njoftimin e KEK-ut.

KEK-u bën të ditur se vendimi për shitjen e qymyrit për qytetarët dhe biznese është marrë për të zbutu krizën energjetike dhe në pajtim me masatë marra nga Qeveria e Kosovës.

Kategoritë
LajmeVendi