Kelmendi-Qeverisë: I rrezikuat prodhuesit e Kosovës, me vendimin për ndalimin e prodhimeve serbe!

Biznesmeni Ramiz Kelmendi e ka cilësuar të dëmshëm vendimin për kufizimin e futjes së mallrave serbe në Kosovë.

Ndonëse sot edhe zyrtarisht është hequr kjo masë, ai ka thënë se çdo vendim për konsum të brendshëm politik gjithmonë i sjell pasoja të pariparueshme shtetit.

“Çka përfitoi Serbia?. Duke mos kërkuar nga Qeveria jonë heqjen e masave, por duke shkuar në Perëndim, duke u ankuar në vazhdimësi dhe Perëndimi është dashur që të bënte një presion goxha të madh që ne pastaj të lëshojmë pe”, u shpreh ai për Indeksonlinen.

Më tej, Kelmendi theksoi se tani pasi do të lejohet futja e produkteve serbe, do të jetë një test për qeverinë Kurti dhe qytetarët e Republikës.

“Tash, kur të hiqet masa… ju e dini se të gjitha aktorët ekonomikë kanë obligim me i respektu vendimet e qeverisë. Tani do të ketë import është më se e dukshme pasi që një pjesë e qytetarëve serbë, boshnjakë e të tjerë… ata nuk hezitojnë t’i konsumojnë prodhimet e prodhuara në Serbi”, tha ai.

Ndërsa, konsumatorët tanë tash do ta kenë fjalën kryesore a do të vazhdojnë të kthehen në shijet e vjetra të kaluara para 1 viti, apo të kthehen përsëri në shije të vjetër. Nëse kthehet në shije të vjetër, atëherë e kemi edhe qeveria edhe qytetarët të cilët praktikisht në heshtje apo publikisht flasin që janë “kundër produkteve…”, a do ta tregojë kundër që s’paskan pas qenë për masat e caktuara nga qeveria.

Kelmendi theksoi se vendimi nuk është dashur me u marrë hiq me detyrim.

“Kjo është detyrim i qeverisë për ta hequr nëse don me kanë pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Nëse s’i kishte hequr, ka mundur t’i sanksinojë të gjithë prodhuesit e Kosovës e pastaj Serbia të dalë fituese shumë më tepër politikisht, por edhe ekonomikisht.

Nëse një firmë gjermane, austriake, “coca cola” firmë amerikane, greke, me prodhim të përbashkët në Serbi… kemi shumë firma gjermane që prodhojnë në Serbi dhe ata kanë intervenuar me politikat e veta në Ministritë e Tregtisë atje dhe ata arritën qëllimin me qenë prezentë te ne për të cilin unë mendoj se të gjithë investitorët e shteteve mike për ne janë shtete mike”, ëhstë shprehur ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi